Lewandowski: Ndjehem sikur kam qenë këtu për muaj të tërë

  • A.P /
  • 24 July 2022 - 15:19
Lewandowski: Ndjehem sikur kam qenë këtu për muaj të tërë

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Real Madridit në “El Clasicon” e cila u zhvillua në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Katalonasit triumfuan minimalisht 0:1 ndaj “Los Blancos”, në ndeshjen që filloi në orën pesë të mëngjesit me kohën tonë lokale.

Goli i fitores erdhi në minutën e 27-të kur Raphinha shënoi një super gol nga distanca

Pas ndeshjes, Robert Lewandowski, që debutoi tha se ndihet shumë i lumtur dhe i duket sikur ka qenë me ekipin me muaj të tërë

“Edhe pse ishte miqësore, klasikja është klasike dhe është gjithmonë e ndryshme dhe e veçantë, dhe ne jemi shumë të kënaqur me cilësinë dhe intensitetin që kemi treguar. Ne presim me padurim ndeshjen e radhës, stërvitjen e radhës, sepse mendojmë se diçka e mirë nuk ka ardhur ende. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam pjesë e këtij ekipi. Nuk më duket sikur kam qenë me ekipin për ditë të tëra, më duket sikur kam qenë me ekipin për muaj të tërë. Ndihem shumë i mbështetur nga shokët e skuadrës dhe stafi”, ishin fjalët e sulmuesit polak. 

(Kosova Sot Online)