Andy Ruiz s’ka punë veç me kundërshtarë, desh e kishte nokautuar edhe trajnerin e tij me një grusht të fortë

  • S.A /
  • 25 July 2022 - 12:16
Andy Ruiz s’ka punë veç me kundërshtarë, desh e kishte nokautuar edhe trajnerin e tij me një grusht të fortë

Andy Ruiz u bë i famshëm kur e rrahu Anthony Joshuan për t’u shpallur kampion i botës në boksin profesionist.

Por, boksieri amerikan njihet edhe për diçka tjetër. 32 vjeçari desh e kishte nokautuar trajnerin e tij. Boksieri me prejardhje meksikane ishte duke ushtruar dhe duke goditur me kombinim të shpejtësisë dhe eksplozivitetit.

Sidoqoftë, ai pa dashje e kishte goditur trajnerin e tij në fytyrë dhe trajneri ishte afër të përfundonte në dysheme nga goditja e “The Destroyer”.

Trajneri i tij për disa sekonda ishte i turbullt derisa u kthjell, derisa ishte duke i shërbyer Ruizit me dorëza të ushtrimeve. Edhe pse është i plotë dhe jo muskuloz, Ruiz e posedon një shpejtësi të jashtëzakonshme në afërsi dhe një aftësi të kombinimit të gjuajtjeve. 

(Kosova Sot Online )