Futbolli s’ka limite, “lojtari trashaluq” e shfaq klasin e tij

  • S.A /
  • 26 July 2022 - 12:50
Futbolli s’ka limite, “lojtari trashaluq” e shfaq klasin e tij

Futbolli s’ka limite, me të merren të gjithë, i madh e i vogël. As pesha, as mosha, e as gjinia nuk shfaq ndonjë problem, atë e duan të gjithë. 

Një futbollist, që për nga pesha i kalon numrat idealë, e ka shfaqur klasin e tij në një seancë stërvitore.

Ai e merr topin i kthyer me shpinë nga porta, i bën disa zhonglime, e ndal topin në mënyrë të shkolluar dhe më pas me të jashtmen dhe me një precizitet fantastik, e gjen cepin e epërm të portës, duke e lënë portierin “në gjumë”. Pra, kur bëhet fjalë për futbollin, ka vend për të gjithë. Shijojeni këtë magji të “futbollistit trashaluq.

(Kosova Sot Online )