Xavi ua shuan shpresat tifozëve të Barçës

  • S.A /
  • 26 July 2022 - 14:16
Xavi ua shuan shpresat tifozëve të Barçës

Ditëve të fundit u fol shumë për një rikthim të mundshëm të Lionel Messit në Barcelonë.

Mediat spanjolle shkruanin se ylli argjentinas mund ta bëjë rikthimin e madh në verën e vitit 2023, kur edhe do t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin. Mirëpo, shpresat tifozëve të gjigantit katalunas ua ka shuar trajneri Xavi Hernandez. Sipas legjendës spanjolle, do të jetë mjaft e vështirë që shtatë herë fituesi i Topit të Artë të rikthehet në “Camp Nou”, përkundër dëshirës së të gjithëve.

“Është e pamundur, e ka një kontratë me Paris Saint-Germainin. Është futbollisti më i mirë në botë dhe në histori, por nuk ka sens të flasim për të tash. Ta shohim në të ardhmen, por tash për tash është momenti të flasim për lojtarët tanë”, deklaroi Xavi në konferencë për shtyp. Messi u largua nga Barcelona verën e kaluar si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata dhe Barça nuk qe në gjendje t’ia vazhdonte atë pas krizës së thellë financiare. Nga ana tjetër, Leo e pati një sezon dëshpërues në Paris. Për të spekulohet se vitin tjetër mund të përfundojë në klubin amerikan, Inter Miami, i cili menaxhohet nga legjenda angleze, David Beckham. 

(Kosova Sot Online )