Chelsea “i hakmerret” Barçës, mund t’ia bllokojë transferimin e Azpilicuetas dhe të Alonsos

  • A.P /
  • 26 July 2022 - 15:27
Chelsea “i hakmerret” Barçës, mund t’ia bllokojë transferimin e Azpilicuetas dhe të Alonsos

Chelsea po mendon ta bllokojë largimin e Cesar Azpilicuetas dhe të Marcos Alonsos.

Dy veteranët e mbrojtjes lidhen me një transferim të mundshëm në Barcelonë.

Mirëpo, mediumi spanjoll “Sport” raporton se “Blues” mund të mos e lejojnë kalimin e tyre në “Camp Nou”.

Kjo për faktin se “Blaugrana” janë afër transferimit të mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde, i cili ishte po ashtu objektiv i klubit anglez.

Mbrojtësi i djathtë dhe ai i majtë spanjoll e kanë edhe nga një vit kontratë me klubin londinez dhe mund të mbesin në “Stamford Bridge” deri në verën e vitit 2023.

Barça po mendonte ta kompletojë mbrojtjen me Azpilicuetan e Alonson në krahë, plus Kounden në qendër. 

(Kosova Sot Online)