Zbulohet rroga që po ia kërkon Mërgim Berisha klubit të Premierligës

  • S.A /
  • 27 July 2022 - 09:31
Zbulohet rroga që po ia kërkon Mërgim Berisha klubit të Premierligës

Mërgim Berisha është bërë objektiv i klubeve të njohura pas vendimi të Fenerbahçes për ta shitur atë. Sulmuesi kosovar nuk e tregoi veten sa duhet në Turqi, prandaj klubi nga Stambolli është duke pritur oferta për të. Leeds United së fundmi shprehu interesim për përfaqësuesin U-21 të Gjermanisë duke i ofruar 2 milionë euro. Mirëpo, klubi turk i kërkon 5 milionë euro për kartonin e sulmuesit, shkruajnë mediat turke. Ndërkohë, edhe vetë 24 vjeçari ka kërkesa ekstra për t’u transferuar në klubin nga Premierliga.

Aktualisht, ai paguhet rreth 1,5 milionë euro në vit tek Fenerbahçe. E për t’u transferuar në “Elland Road”, Berisha e kërkon rrogën prej 2 milionë eurosh. Për ta transferuar Berishën në Leeds po insiston trajneri i këtij ekipi, Jesse Marsch, me të cilin lojtari kishte punuar në kohën kur luante në Salzburg, e ku trajner ishte pikërisht trajneri aktual i klubit anglez. Përpos Leedsit, Berishën e duan edhe në Gjermani, mbi të gjitha Stuttgarti e Mainzi.

(Kosova Sot Online )