Kjo futbolliste e re ka magji në këmbët e saj, e krahasojnë me Messin

  • S.A /
  • 27 July 2022 - 10:28
Kjo futbolliste e re ka magji në këmbët e saj, e krahasojnë me Messin

Derisa në Britaninë e Madhe po mbahet Kampionati Evropian i futbollit për femra, një super-talente e futbollit gjendet jashtë kësaj gare. Në rrjetet sociale po qarkullon dhe po përhapet me të madhe një video, ku shihet një futbolliste e re, e cila është në gjendje të bëjë “magji” me topin. Ajo lëviz me lehtësi dhe gjithçka i duket e thjeshtë derisa e ka topin në posedim.

Protagonistja e videos i kalon pa problem kundërshtaret dhe bën lëvizje “Alla Ronaldinho”. Sidoqoftë, për shkak të shpejtësisë dhe kontrollimit brilant të topit, por edhe numrit 10 në në fanellë, atë po e krahasojnë me Leo Messin. Ju ftojmë ta ndiqni mrekullinë e kësaj vajze përmes kësaj videoje. 

https://www.instagram.com/sportscenter/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a9108db2-40e5-4273-9207-d1802ee05347

(Kosova Sot  Online )