Reali barazon me Club American, Ancelotti i kënaqur me lojën

  • S.A /
  • 27 July 2022 - 11:18
Reali barazon me Club American, Ancelotti i kënaqur me lojën

Real Madridi po e vazhdon turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Los Blancos” e zhvilluan mbrëmë një ndeshje miqësore në San Francisco, ku u përballen me Club American. Diabeti zhduket përgjithmonë! Bëni këtë një herë para gjumit! Një burrë 35-vjeçar shpjegon: "Është si të më heqin stomakun" Kampioni i Spanjës dhe i Evropës nuk arriti më shumë se një barazim 2:2 ndaj ekipit amerikan.

 

Golat për ekipin e Carlo Ancelottit i shënuan Karim Benzema dhe Eden Hazard nga penalltia.

Trajneri italian ka mbetur i kënaqur me lojën që e shfaqi ekipi i tij.

“Ishte një lojë e bukur, më e mirë në krahasim me atë ndaj Barcelonës. Në fillim kishim vështirësi, e më pas luajtëm mirë, kishim kontroll”, deklaroi fillimisht “Don Carlo”.

Ai tutje foli edhe për Karim Benzeman, i cili pritet ta ketë një sezon tjetër prej protagonisti tek “Los Blancos”.

“Benzema është mirë, nuk ka bërë shumë ushtrime dhe duhet ta përmirësojë formën fizike. Por, ai është rikthyer në formë”, përfundoi Ancelotti.

(Kosova Sot Online )