Dalin pamjet e plota të zënkës së fundit në mes të Messit dhe Ramosit

  • S.A /
  • 27 July 2022 - 11:05
Dalin pamjet e plota të zënkës së fundit në mes të Messit dhe Ramosit

Lionel Messi dhe Sergio Ramos njihen si armiq të vjetër, që nga periudha kur i pari luante në Barcelonë dhe i dyti në Real Madrid. Por, dyshja u bë bashkë verën e kaluar në Paris Saint-Germain, ndërsa ishte e pazakontë për të gjithë t’i shihnin duke u përqafuar dhe duke ushtruar së bashku sulmuesi argjentinas dhe mbrojtësi spanjoll. 

Sidoqoftë, duket se armiqësia e tyre nuk ka marrë fund, përkundër faktit se tash luajnë në të njëjtin ekip. Ramos nuk e ka kursyer në stërvitje shtatë herë fituesin e Topit të Artë, duke e bërë një ndërhyrje të palejuar ndaj tij.

Sidoqoftë, sulmuesi argjentinas e vazhdoi aksionin dhe shënoi gol, në njërën prej stërvitjeve të PSG-së.

Megjithatë, siç shihet në videon e plotë të publikuar së fundmi, përfaqësuesi argjentinas nuk e ka pritur aspak mirë ndërhyrjen e shokut të skuadrës, me të cilin më pas e pati një zënkë, më saktësisht një fjalosje.

Messi i mllefosur kërkoi sqarim nga Ramos dhe i kërkoi atij të ketë kujdes për të mos e lënduar.

Por, ata më pas u ndanë dhe ndeshja miqësore në stërvitje vazhdoi.

Messi dhe Ramos e patën një sezon dëshpërues, ndërsa shpresojnë të ngritën në edicionin e dytë në fanellën e PSG-së. 

(Kosova Sot Online )