Xhudisti kosovar Muharrem Hyseni e nis mbarë Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj

  • S.A /
  • 27 July 2022 - 12:23
Xhudisti kosovar Muharrem Hyseni e nis mbarë Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj

Garuesi Muharrem Hyseni e ka nisur mbarë garimin e tij në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj. Xhudisti kosovar ka kaluar në rrethin e dytë të garës që po mbahet në Banska Bystrica të Sllovakisë. 

Hyseni në rrethin e parë e eliminoi grekun Antonios Bintamov, në kategorinë deri në 66 kg.Xhudisti kosovar synon të shkojë sa më larg në këtë garë, e pse jo, të luftojë edhe për medalje në këtë Festival Olimpik Evropian për të Rinj. 

(Kosova Sot Online )