Dortmund konfirmon operacionin me sukses të kancerit në testikuj për Haller

  • S.A /
  • 27 July 2022 - 16:21
Dortmund konfirmon operacionin me sukses të kancerit në testikuj për Haller

Dortmund konfirmon operacionin me sukses të kancerit në testikuj për Haller. Sulmuesi i Borussia Dortmund, Sebastien Haller e ka përfunduar me sukses largimin e një tumori në testikuj, ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit Sebastian Kehl. Lojtari nga Bregu i Fildishtë u diagnostifikua me kancer në testikuj në fillim të këtij muaji

28 vjeçari, i cili ju bashkua skuadrës gjermane nga Ajaxi për 34.5 milionë euro këtë verë, e ka filluar shërimin nga kjo sëmundje duke hyrë në një operim që ka ndodhur sot.

“Operacioni ka shukuar shumë, shumë mirë dhe ai është në rrugën e duhur të shërimit”, tha Kehl për 1&1.

“Ai është shumë mirë dhe jashtëzakonisht pozitiv dhe po ashtu ai ka pasur një mesazh për skuadrën: Kryeni punë, jepni gjithçka. Bëni që kur unë të kthehem gjithçka të jetë në rrugën e duhur. Djemtë do ta bëjnë këtë”.

Ende nuk është vendosur kur sulmuesi do të mund të luajë për skuadrën nga Bundesliga, por Kehl e ka pranuar se “ai do të jetë jashtë për disa muaj”.

Pasi që Dortmund duket se do të jetë pa një sulmues për një kohë të caktuar, raportohet se ata janë duke kërkuar për të blerë një sulmues të ri për ta zëvendësuar atë.

Haller ishte paraparë si zëvendësues për Erling Hallan pasi që norvegjezi u largua për kampionët e Premier Ligës, Manchester City.

Kehl ka pranuar që BVB është duke shikuar për një tjetër sulmues që do t’i bashkohej skuadrës së Edin Terzic para se të fillojë sezoni.

“Ne jemi të përgatitur për skenarë të ndryshme”, tha ai. “Edin, (CEO Hans-Joachim Watzke) dhe unë jemi në bisedime me departamentin e skautingut dhe po punojmë për opsione të ndryshme dhe ide. Deri në këto momente nuk ka asgjë konkrete”.

“Pavarësisht, Haller është një profil sulmuesi që do të na mungojë. Ne po punojmë në opsione të ndryshme. Por, ne do të bëjmë diçka që ka kuptim vetëm në fund”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online )