Afrim Toverlani emërohet përzgjedhës i Kombëtares U21

  • A.P /
  • 27 July 2022 - 20:10
Afrim Toverlani emërohet përzgjedhës i Kombëtares U21

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës. KE i FFK-së ka vendosur që trajner për U21 ta emërojë Afrim Toverlanin

KE analizoi përgatitjet për edicionin e ri të garave 2022/23. Kështu që Komisionet dhe organet kanë marrë të gjithë hapat e nevojshëm për fillimin sa më të mirë të garave dhe me një dinamikë në përputhje edhe me fillimin e Kampionatit Botëror Katari 2022. Po ashtu Komisioni i Gjyqtarëve me mbështetje të ekspertëve nga FIFA kanë mbajtur seminarin për gjyqtarë. KE është plotësisht i vetëdijshëm se rrethanat ekonomike nuk janë në favorin e klubeve ndaj në këtë drejtim do të ndërmarrë masat e duhura për t’i ndihmuar klubet.

(Kosova Sot Online)