Juventusi i vendosur të testojë vendosmërinë e Liverpoolit për Firminon

  • S.A /
  • 28 July 2022 - 08:47
Juventusi i vendosur të testojë vendosmërinë e Liverpoolit për Firminon

Drejtuesit e Liverpoolit nuk po ofrojnë oferta inkurajuese për rinovimin e kontratës për sulmuesin Roberto Firmino dhe Juventusi synon ta shfrytëzoj këtë situatë për të tentuar transferimin e tij.Duke e ditur se braziliani është brenda vitit të fundit të marrëveshjes së tij me Reds, Juventusi thuhet se bëri një ofertë prej 25 milionë euro për sulmuesin këtë javë. Drejtuesit e Juventusit janë të bindur se Firmino ka qenë i shqetësuar nga nënshkrimi i Liverpoolit me sulmuesin e Benficas, Darëin Nunez dhe synojnë ta shfrytëzojnë situatën.

Sipas Liverpool Echo, pozicioni i Liverpoolit është i pandryshuar dhe ata nuk kanë absolutisht asnjë oreks për të lejuar Firminon të largohet këtë verë.

Ndërsa nuk ka asnjë përditësim për mundësinë e një kontrate të re, ai mbetet pjesë e planeve të Jurgen Klopp për sezonin e ardhshëm dhe Reds nuk po mirëpresin asnjë interes.

Megjithatë, Juventusi është gati ta testojë vendosmërinë e klubit nga Anfield, duke bërë një ofertë të rë. 

(Kosova Sot Online )