Tifozët e Fenerbahçes ia teprojnë, e thërrasin emrin e Vladimir Putinit në ndeshje me Dinamo Kievit

  • S.A /
  • 28 July 2022 - 09:45
Tifozët e Fenerbahçes ia teprojnë, e thërrasin emrin e Vladimir Putinit në ndeshje me Dinamo Kievit

Tifozët e Fenerbahçes e kanë bërë mbrëmë një veprim të turpshëm në një ndeshje futbolli.

Tifozët turq e kanë thirr në kor emrin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në ndeshjen e ekipit të tyre ndaj Dinamo Kievit.

Ukrainasit shënuan gol dhe tifozët e tyre po e festonin atë dhe po e shijonin këtë moment.

Mirëpo, ajo që e bënë tifozët e Fenerit ishte jashtë çdo pritjeje. Ata e thirrën emrin e njeriut që po urrehet nga krejt bota për luftën që e nisi në Ukrainë dhe për mijëra njerëz, përfshirë këtu edhe fëmijë, të vrarë në Ukrainë.

Me siguri, UEFA do të ndërmarrë masa rigoroze dhe dënime të ashpra ndaj këtij veprimi të tifozëve turq, të cilët në këtë rast e përkrahën luftën, duke iu kundërpërgjigjur festës së golit të Dinamo Kievit, i cili fitoi 2:1 në Stamboll dhe u kaloi në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. 

https://twitter.com/i/status/1552368825550643203

(Kosova Sot Online )