Rikthehet dhuna në futbollin latin, lojtarët përleshen me policinë

  • S.A /
  • 28 July 2022 - 09:49
Rikthehet dhuna në futbollin latin, lojtarët përleshen me policinë

Nuk kanë të ndalur lajmet e zeza nga Amerika e Jugut. Futbolli atje është mjaft atraktiv, por atë dinë ta prishin kohë pas kohe tifozët, të cilët i kanë qitur hije të zezë sportit atje. Por, në rastin e fundit, ishin futbollistët ata që shkaktuan telashe, duke u përleshur me policinë. Në ndeshjen e zhvilluar në Argjentinë ndërmjet Barracas Central dhe Patronato, e cila përfundoi 2:1 për ekipin vendës, pati gjithçka: karton të kuq, gola të anuluar, penallti e humbur dhe përleshje në mes të lojtarëve me policinë.

Lojtarët mysafirë e humbën durimin dhe shpërthyen me akuza ndaj referit, të cilin e fajësonin për humbjen e pësuar. Por, ndërkohë në fushë u futën forcat e rendit dhe aty plasi një sherr i madh. Me siguri, lojtarët problematikë, të cilët i matën forcat me policinë, do të arrestohen.

(Kosova Sot Online )