Tifozët e Besiktasit kundër atyre të Fenerbahçes: Me na dhanë botën nuk thërrasim “Putin”, jemi kundër luftës

  • S.A /
  • 28 July 2022 - 09:54
Tifozët e Besiktasit kundër atyre të Fenerbahçes: Me na dhanë botën nuk thërrasim “Putin”, jemi kundër luftës

Tifozët e Fenerbahçes e bënë mbrëmë një veprim të turpshëm duke e thirr në kor emrin e presidentit rus, Vladimir Putin në ndeshje me Dinamo Kievin. Tifozët e klubit turq iu kundërpërgjigjën festës së ukrainasve, të cilët po e shijonin golin e shënuar në Stamboll. Ky veprim i tifozëve të Fenerit është kritikuar nga shumëkush, pasi ata e thirrën emrin e njeriut më të urryer në botë për momentin, i cili e nisi luftën në Ukrainë, ku u vranë mijëra njerëz, përfshirë këtu edhe fëmijë, gra dhe pleq.

E kundër tifozëve të Fenerbahçes kanë dalë edhe rivalët e tyre të qytetit, ata të Besimtarit, Çarşı. Përmes një postimi në rrjetet sociale, tifozët e Besikut kanë dhënë mesazhe të forta kundër luftës. “Me na dhanë botën nuk bërtasim Putin. Jei kundër luftës, jemi Besiktas”, kanë shkruar tifozët e klubit Bardhezi. Me siguri, UEFA do të ndërmarrë masa ndaj Fenerbahçes dhe ndaj tifozëve të saj, të cilët ia tepruan me brohoritje mbrëmë, duke e lënduar popullin ukrainas dhe duke i mllefosur krejt ata që i dëgjuan këto thirrje dhe që i panë këto skena.

(Kosova Sot Online )