Zviceranët të shqetësuar pasi lojtarët e Kombëtares s’e këndojnë himnin shtetëror

  • S.A /
  • 28 July 2022 - 10:10
Zviceranët të shqetësuar pasi lojtarët e Kombëtares s’e këndojnë himnin shtetëror

Kombëtarja e Zvicrës gjithmonë është përbërë kryesisht me lojtarë të huaj, të cilët janë lindur e rritur në këtë vend. Edhe në këto kohëra, “Helvetikët” e kanë një ekip multi-nacional, ku sigurisht se nuk mungojnë as futbollistët shqiptarë. Momentalisht Zvicrën po e prezantojnë kryesisht tre lojtarë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri, por kohë pas kohe ftohet edhe futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Admir Mehmedi. E në të kaluarën, në ekipin zviceran kanë performuar shumë lojtarë shqiptarë, duke u nisur nga Milaim Rama, për të vazhduar me Valon Behramin, Blerim Xhemailin, Pajtim Kasamin e të tjerë.

Ata sigurisht nuk e kanë kënduar himnin zviceran, njëjtë si futbollistët tjerë të huaj që e përfaqësojnë këtë vend.

E ky fakt po del të jetë shqetësues për zviceranët, të cilët brengosen nëse lojtarët e huaj e duan vërtetë këtë fanellë derisa nuk e këndojnë himnin. Mediumi zviceran “nau.ch” ia ka kushtuar një shkrim himnit shtetëror, i cili nuk këndohet nga lojtarët. Madje, në mundje thuhet se gjysma e ekipit të mundjes nuk e di fare tekstin e himnit shtetëror.Legjenda e sportit të këtij shteti, Stefan Burkhalter thotë se lojtarëve nuk mund t’ju bëhesh mësues dhe se nuk duhet të gjykohen lojtarët nëse e këndojnë apo jo himnin. E në mbrojtje të Shaqirit, Xhakës e të tjerëve ka dalë edhe selektori i Kombëtares, Murat Yakin. “Ne nuk jemi këngëtarë. Ne jemi lojtarë të futbollit”, ka thënë ai. Duke e vendosur dorën në zemër, lojtarët e tregojnë se janë krenarë me atë komb apo shtet. 

(Kosova Sot Online )