Për Leo Messin ishte “e shkruar nga Zoti” që do të bëhej më i madhi

  • S.A /
  • 28 July 2022 - 10:46
Për Leo Messin ishte “e shkruar nga Zoti” që do të bëhej më i madhi

Lionel Messi nga shumëkush konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.Gjeniu i futbollit e ka fituar shtatë herë Topin e Artë, ndërsa ka trofe të shumtë ekipor, duke fituar gjithçka që është e mundshme me Barcelonën. E talenti i futbollistit argjentinas ishte vërejtur që kur ishte i vogël, kur binte në sy kreativiteti, shpejtësia, dinakëria dhe mençuria e “Pleshtit”. 

Për të madje thonë se ka qenë “e shkruar nga Zoti” që do të bëhej më i madhi pasi talenti dhe magjia ishin në këmbët e tij që kur ishte fëmijë. E një video po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, teksa shihet futbollisti i Paris Saint-Germainit duke dhuruar spektakël në një ndeshje të të rinjve. 

(Kosova Sot Online )