Ronaldo po kërkon të largohet, këmbëngul për shkëputjen e kontratës me Man Utd

  • S.A /
  • 28 July 2022 - 12:32
Ronaldo  po  kërkon të largohet, këmbëngul  për  shkëputjen e kontratës me Man Utd

lli portugez ka qëndruar këto ditë në Angli së bashku me menaxherin e tij, Jorge Mendes, ndërsa patën takime me drejtuesit e klubit të tij aktual. Dhe, mediumi britanik “Daily Mail” raporton se 37 vjeçari e ka informuar klubin anglez se dëshiron të largohet dhe ka kërkuar që të lirohet nga kontrata e tij, në mënyrë që të mundë të nënshkruajë me një klub tjetër, i cili luan në Ligën e Kampionëve.

Përgjigja e Man Utd ishte se nuk dëshirojnë ta shesin lojtarin, që pozicioni i tyre nuk ka ndryshuar dhe se deri tash nuk e kanë marrë ndonjë ofertë për të, shkruan “Gazeta Express”.

Bisedimet u zhvilluan të martën në mëngjes në Carrington, ndërsa drejtuesit e klubit anglez dështuan ta bindnin lojtarin që të qëndrojë në “Old Trafford”.

Ronaldo ndërkohë do të vazhdojë të ushtrojë me ekipin, në pritje të vendimit të ri të klubit dhe më pas të transferimit të tij në një klub tjetër.

Si opsione për pesë herë fituesin e Topit të Artë përmenden Bayern Munichu, Paris Saint-Germaini, Chelsea dhe Atletico Madridi.

(Kosova Sot Online )