Tavares i Arsenalit do t’i bashkohet Marseille në huazim

  • A.P /
  • 28 July 2022 - 20:26
Tavares i Arsenalit do t’i bashkohet Marseille në huazim

Mbrojtësi i majtë i Arsenalit sezonin e ri pritet që ta zhvillojë në Ligue 1 të Francës

Mediat e huaja dhe gazetari Fabrizio Romano kanë raportuar se Marseille është rrugës së mirë për ta përfunduar një marrëveshje huazimi për mbrojtësin e majtë të Arsenalit, Nuno Tavares.

Portugezi pritet të jetë pjesë e skuadrës nga stadiumi Velodrome për sezonin 2022-23. Ai pritet që t’i përfundojë testet mjekësore së shpejti në Frrancë.

Tavares ju bashkua Arsenalit nga Benfica më 2021 por ka luajtur vetëm 22 ndeshje.

(Kosova Sot Online)