Oferta e West Hamit u refuzua, Tuchel insiston se Broja duhet të mbetet te Chelsea

  • S.A /
  • 29 July 2022 - 09:02
Oferta e West Hamit u refuzua, Tuchel insiston se Broja duhet të mbetet te Chelsea

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë ende e paqartë. Sulmuesi shqiptar ka tërhequr interesimin e disa klubeve të njohura evropiane, por që ende nuk ka lëvizje konkrete.Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka zbuluar të rejat e fundit rreth të ardhmes së lojtarit. Sipas tij, qëndrimi i Chelseat për Brojën vazhdon të jetë ende i njëjtë, me klubin që nuk pranon asnjë ofertë. Trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel, thuhet se insiston në mbajtjen e 20-vjeçarit në skuadër dhe se nuk e dëshiron largimin e tij në formë të përhershme.

Chelsea së fundi ka refuzuar edhe një ofertë prej 30 milionë funtesh të West Ham Unitedit për anëtarin e Kombëtares shqiptare. Romano gjithashtu paralajmëroi se më shumë bisedime me “Blutë” do zhvillohen së shpejti. Ndryshe, Armando Broja me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

(Kosova Sot Online )