Marrëveshja edhe më afër finalizimit, Firmino drejt transferimit te gjiganti italian

  • S.A /
  • 29 July 2022 - 09:42
Marrëveshja edhe më afër finalizimit, Firmino drejt transferimit te gjiganti italian

uventusi raportohet se është shumë afër transferimit të Roberto Firminos nga Liverpooli. Massimiliano Allegri dëshiron të përforcohet me çdo kusht në fazën e sulmit, pasi Alvaro Morata u rikthye te Atletico Madridi nga huazimi dy-vjeçar. Dhe, Juventusi e ka identifikuar Firminon si një objektiv kryesor për t’u përforcuar në sulm. Sipas “Corriere dello Sport”, klubi italian ka përparuar në negociatat me Liverpoolin për transferimin e brazilianit dhe tani vlerësohet se një marrëveshje është më afër finalizimit.

Raporti shton se Juventusi ka rënë dakord për një të finalizuar këtë marrëveshje për çmimin prej rreth 22 milionë euro. Në anën tjetër, edhe sulmuesi 30-vjeçar thuhet se e ka mirëpritur interesimin nga “Zonja e Vjetër”, pasi mendon se nuk është më në opsionet e para të Jurgen Kloppit. Ish-sulmuesi i Hoffenheimit po kërkon minuta dhe të jetë i rregullt në skuadrën e parë për t’i dhënë vetes shanset më të mira të mundshme për të përfaqësuar Brazilin në Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Roberto Firmino ka kontratë të vlefshme me Liverpoolin deri më 30 qershor 2023. Duke marrë parasysh këtë, “Të Kuqtë” mund të pranojnë shitjen e tij në afatin kalimtar të kësaj vere, për të mos e humbur falas në vitin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online )