Probleme te Interi, sponsori kryesor nuk e ka bërë pagesën e parë

  • S.A /
  • 29 July 2022 - 11:07
Probleme te Interi, sponsori kryesor nuk e ka bërë pagesën e parë

Te Interi është shfaqur një problem i madh në prag të fillimit të sezonit të ri në Serie A. Sponsori kryesor i klubit, “Digitalbits”, raportohet se nuk e ka bërë pagesën e parë. lockchain nënshkroi një marrëveshje me klubin italian me vlerë prej 85 milionë eurosh për katër sezone. Megjithatë, “Gazzetta dello Sport” raporton se ka pasur një problem me Interin që nuk ka marrë pagesën fillestare dhe, si përgjigje, klubi do të largojë emrin e sponsorit nga fanellat. 

Mbetet të shihet në vazhdim nëse do të arrihet një marrëveshje mes palëve.Ndryshe, Interi do të përballet me Lyonin të shtunën në miqësoren e tyre të katërt para-sezonale, kurse më 6 gusht e zhvillon miqësoren e fundit me Villarrealin. “Nerazzurrët” sezonin 2022/23 do ta nisin me ndeshjen në udhëtim te skuadra e rikthyer në Serie A, Lecce.

(Kosova Sot Online )