Guendouzi dhe Joaquin patën një përplasje të ashpër gjatë ndeshjes Betis-Marseille

  • S.A /
  • 29 July 2022 - 16:05
Guendouzi dhe Joaquin patën një përplasje të ashpër gjatë ndeshjes Betis-Marseille

Matteo Guendouzi dhe Joaquin kanë pasur një përplasje të madhe mes vete gjatë një ndeshje miqësore të zhvilluar të mërkurën mes Real Betis dhe Marseille. Real Betis dhe Marseille luajtën baras me rezultat 1-1 gjatë një ndeshje miqësore gjatë përgatitjeve parasezonale. Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Arkadiusz Milik (87’) për francezët, ndërsa për spanjollet barazoi shifrat Rodri (90’). Megjithatë, edhe pse një ndeshje miqësore, këtu pati shumë tension dhe për pak sa ndeshja nuk përfundoi me gjak. E gjitha ndodhi për ‘fajin’ e francezin Guendouzi, i cili nisi gjithçka pas golit të parë, të shënuar nga skuadra e tij. Guendouzi gjatë festës, vendosi të bëjë me gishta drejt bankës së Marseille, duke i provokuar.

Kjo nuk i pëlqeu aspak kapitenit të Betisit, Joaquin, i cili u fjalos me të, ndërsa pranoi shumë të shara nga francezi. Megjithatë, Joaquin më vonë asistoi për golin e barazimit dhe në një rivënie këndore vendosi të provokojë ai Guendouzin dhe kjo krijoi një përleshje të madhe mes shumë lojtarëve. Andres Guardado vendosi ta kap për flokë francezin, ndërsa atij në ndihmë i dolën bashkëlojtarët e tij.

(Kosova Sot Online )