Chelsea vihet pas talentit të Iterit, Casadei

  • A.P /
  • 29 July 2022 - 18:49
Chelsea vihet pas talentit të Iterit, Casadei

Atë është duke e kërkuar edhe Torino, por tani duket së Chelsea dëshiron ta blejë lojtarin e talentuar të Interit, që luan për skuadrën e të rinjve, Cesare Casadei

Mesfushori 19 vjeçar është ylli i skuadrës Primavera të Interit si dhe lojtari kyç i Italia U-19, me të cilën skuadër ai ka shënuar tre gola në 12 paraqitje.

Gjëra të mëdha e presin atë dhe Casadei është në negociata për të kaluar në Torino si shkëmbim me Gleison Bremer, por Interi ka refuzuar që ta largojë atë pa një klauzolë që i jep atyre të drejtën e riblerjes.

Por, tani, Sky Sport Italia raporton që Chelsea është i etur për të dhënë para për talentin, për të cilin kishin biseduar në kohën kur flitej që Romelu Lukaku të sillej në San Siro.

Casadei është krahasuar me Sergej Milinkovic-Savic dhe ai është parë edhe në bankën e seniorëve të Interit, edhe pse ende është duke pritur për të bërë debutimin me skuadrën e Serie A.

Nëse Chelsea e blen Casadei, Interi do të bëjë gjithçka të mundur që ta përfshijë në marrëveshje mundësinë për riblerje pasi që ata nuk dëshirojnë ta humbasin yllin e tyre të së ardhmes. 

(Kosova Sot Online)