Tottenham bisedon me Romën për Zaniolon

  • A.P /
  • 29 July 2022 - 19:06
Tottenham bisedon me Romën për Zaniolon

Roma thuhet së është në bisedime me Andrea Belottin, por thashethemet janë rritur që Tottenham Hotspur ka filluar negociatat me romakët për Nicolo Zaniolo

Disa burime të ndryshme në Itali kanë thënë së Roma i ka ofruar Belotti një kontratë me vlerë tre milionë euro në sezon, teksa ai është lojtar pa kontratë, pasi që një e tillë i skadoi me Torinon më 30 qershor.

Me Paulo Dybala dhe Tammy Abraham në skuadër, është thënë se aty nuk do të këtë shumë vend për Zaniolon.

Juventusi momentalisht është kthyer tek disa objektiva të tjera, pasi që ata nuk mund të përballojnë çmimin 50 milionë euro të lojtari, kështu që kanë alternativa tjera.

Sipas Footmercato, Tottenham janë favoritët e rinj dhe për momentin janë në bisedime me Romën për të parë nëse ata janë të gatshëm ta shesin Zaniolon.

Italiani 23 vjeçar ka pasur karrierë me ndalesa pasi që dy herë ka lënduar ligamentet e kryqëzuara të gjurit, por sezonin e kaluar ai arriti që të shënonte tetë herë dhe të bënte nëntë asiste në 42 ndeshje, duke ndihmuar Romën që ta fitonte trofeun e parë në Europë, në Ligën e Konferencës.

Antonio Conte nuk e ka fshehur asnjëherë adhurimin e tij për Zaniolon dhe do të dëshironte që ta kishte ish lojtarin e tij nga Interi në Londër. 

(Kosova Sot Online)