Laporta tallet me Bayernin: Shikoni xhirollogarinë për pagesën e Lewandowskit

  • A.P /
  • 29 July 2022 - 20:09
Laporta tallet me Bayernin: Shikoni xhirollogarinë për pagesën e Lewandowskit

Polaku ju bashkuar Blaugranas këtë verë

Lëvizjet e Barcelonës këtë afat kalimtar kanë bërë që shumë kush t’i ngrit vetullat lart. Njerëz nga Bayern Munichu dhe Chelsea tashmë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me faktin që Blaugrana janë duke shpenzuar shumë pavarësisht problemeve të tyre financiare.

Gjatë një ngjarje në Manhattan për të promovuar marrëveshjen në mes të klubit dhe UNHCR, agjencisë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Joan Laporta ka qëndruar pranë planeve të tij për transfere.

Ai po ashtu i ka dërguar një mesazh Bayern Munchenit pasi që trajneri Julian Nagelsmann kritikoi investimet e klubit të tij.

“Ajo çfarë dua të pyes Bayern Munchenin është që ta kontrollojnë xhirollogarinë e tyre bankare”, tha Laporta.

“Ata kanë fituar shumë para për transferin e Lewandowskit. I respektoj të gjithë dhe nuk përzihem në financat e njerëzve të tjerë”.

Laporta ka qenë kritik për klubet e tjera të cilat kanë komentuar gjendjen financiare të Barcelonës pa pasur as informatat thelbësore për problemet e tyre.

“Unë ju jap atyre të drejtë pasi që mund të kenë dyshuar se ne nuk mund ta bëjmë këtë, por ata nuk i vlerësuan si duhet fuqinë e Barcelonës dhe politikat e bordit të ri”, shtoi Laporta.

“Është mungesë njohurisë, mungesë informacioni për klubin tonë. Levat financiare e kanë forcuar klubin shumë. Ne tashmë kemi kthyer gjërat në anën tonë”.

“Barcelona ka më shumë së 120 vite histori dhe asetet tona kanë vlerë të madhe. Një vlerë shumë më e lartë së asetet e klubeve tjera, të cilat kanë vlerat që ata kanë. Për të drejtat e shfaqjes televizive për 25 vite jo për 50, siç kanë thënë të tjerët, ne kemi marrë 667 milionë euro dhe një gjysmë milioni euro, më kuptoni?”, tha ai.

“Pra, ne jemi duke bërë punë të mirë. Do të kisha preferuar mos ta bëja, por është dashur të bëhet për shkak se ishte e nevojshme dhe futbolli nuk pret. Tifozët e Barcelonës, janë të mësuar tashmë që kërkesat tona janë të larta. Ne kemi më shumë së 400 milionë tifozë të cilët kërkojnë më shumë nga ne së të tjerët. Të gjithë e tinë çfarë duhet të bëjnë ata, nëse nuk ndërhyjë në atë çfarë bëjnë të tjerët, do t’ju kërkoja edhe atyre që mos ta në ndërhyjnë neve”.

“Ne do të garojmë në fushë dhe do të shohim së kush ka punuar më shumë dhe më mirë. Nuk e them këtë me qëllim për debat, por le të shqetësohen ata për gjërat që ata bëjnë”, ka thënë Laporta. 

(Kosova Sot Online)