Mediat italiane: Milan arrin marrëveshje për De Keteleare

  • A.P /
  • 29 July 2022 - 20:29
Mediat italiane: Milan arrin marrëveshje për De Keteleare

Raportet sot në Itali thonë së Milan më në fund ka arritur marrëveshje me Club Brugge për Charles De Ketelaere për 35 milionë euro. Testet mjekësore pritet të kryhen këtë vikend

Për këtë transfer është përfolur tërë verën dhe duket se më në fund ai do të arrihet.

Sipas Calciomercato.com dhe gazetarit belg, Sacha Tavolieri, Milan do të paguajë 32 milionë euro plus tre milionë të tjera në bonuse dhe paraqitje, por belgët do të ruajnë 15 për qind të shumës në rast së ai kalon në një skuadër tjetër.

Club Brugge ka dashur 20 për qind të shumë në rast transferi në të ardhmen, por ajo do të jetë 15 për qind nëse shitja do të jetë më e lartë së 32 milionë euro.

(Kosova Sot Online)