Jorginho: Koulibaly, i mirë për Chelsea si brenda ashtu edhe jashtë fushe

  • A.P /
  • 29 July 2022 - 21:50
Jorginho: Koulibaly, i mirë për Chelsea si brenda ashtu edhe jashtë fushe

Jorginho ka shpjeguar pse Chelsea ka bërë një blerje të jashtëzakonshme të ish shokut të tij te Napoli, Kalidou Koulibaly. “Ai do të na ndihmojë ne jo vetëm në fushë, por po ashtu edhe në zhveshtore”

Mesfushori italian ka folur për Sky Spor Italia rreth vendimit të për të paguar 40 milionë euro plus bonuse vetëm që të sillet Koulibaly në Stamford Bridge.

“Mendoj që Koulibaly reprezanton një transfer shumë, shumë të mirë për klubin”, tha Jorginho para miqësores kundër skuadrës së Serie A, Udinese.

“ai nuk është vetëm lojtar i mirë, ne të gjithë e dimë këtë, por ai ndihmon jo vetëm në fushë por po ashtu edhe në zhveshtore. Ai më të vërtetë është një djalosh i mirë”.

Ish mesfushori i Napolit po ashtu ka konfirmuar se ai ka gisht në negociata, pasi që i kishte dërguar disa mesazhe Koulibalyt pasi që interesi i Chelsea u bë i qartë për të.

“I kam dërguar atij disa mesazhe dhe kemi pasur disa telefonata, duke i thënë që të vinte, pse po priste? Ne duhet të luajmë prapë bashkë pasi që ne nuk ishim takuar për kohë të gjatë!”.

“Shpresoja më të vërtetë që kjo lëvizje të ndodhte dhe jam shumë i lumtur që ka ndodhur”.

Jorginho dhe Koulibaly ishin shok skuadre të Napoli nga sezoni 2014 deri më 2018 ku kishin luajtur 111 ndeshje së bashku, shumica e të cilave nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri.

(Kosova Sot Online)