Ronaldo në Liverpool? Është e mundshme

  • A.P /
  • 29 July 2022 - 22:08
Ronaldo në Liverpool? Është e mundshme

Ish sulmuesi i Premier Ligës, Agbonlahor ka thënë që Cristiano Ronaldo do t’i bashkohej Liverpoolit nëse ai do të mundej

Ish sulmuesi i Premier Ligës, Gabriel Agbonlahor, beson që Cristiano Ronaldo nuk do ta refuzonte mundësinë që t’i bashkohej me rivalët e Manchester United në Liverpool, në një rast nëse skuadra e Jurgen Klopp do të  bënte ofertë për të nënshkruar me yllin portugez.

Ronaldo ka kërkuar kohëve të fundit nga Manchester United që ta lejonte largimin e tij nga klubi pasi që ata dështuan ta marrin vendin e katër dhe të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

“Cristiano Ronaldo do t’i bashkohej Liverpoolit këtë verë, nëse ai mundet”, tha Agbonlahor për talkSPORT.

“Ata janë rivalët e mëdhenj të United por kjo ka të bëjë me Ronaldon. Ai do të shkonte kudo që mundet për të luajtur në Ligën e Kampionëve, që të rriste rekordin e tij dhe të fitonte tituj. Nuk mendoj që Ronaldo ka besnikëri të madhe ndaj Unitedit, Real Madridit apo Juventusit”.

Ronaldo nuk ka udhëtuar me skuadrën e tij gjatë ndeshjeve parasezonale dhe ka pasur një takim me klubin, ku ai ka kërkuar që t’ia vënë atij një çmim për shitje.

Bayern Munich, Atletico Madrid dhe Sporting CP janë përmendur si skuadra kandidate për të nënshkruar me 37 vjeçarin para së të filloi sezoni 2022/23.

Megjithatë, trajneri i ri i Manchester United, Erik ten Hag e ka bërë të qartë që Ronaldo është pjesë e planeve të tij, duke theksuar së portugezi nuk është në shitje.

“Ne jemi duke planifikuar të kemi një sezon me Cristiano Ronaldo dhe kaq kam, po shikoj që të punoj me të”, tha Ten Hag për gazetarët në fillim të këtij muaji.

“I kam lexuar thashethemet, por ajo çfarë mund të them është së Cristiano nuk është në shitje, ai është në planet tona dhe ne dëshirojmë të kemi sukses së bashku”.

“Kam folur më të para se ky problem të vinte, kam pasur një bisedë me të dhe ka qenë bisedë e mirë. Kjo mbetet mes meje dhe Cristianos, çfarë mund të konfirmojë është se ne kemi pasur një bisedë të mirë së bashku”. 


(Kosova Sot Online)