Ronaldo vjen me një mbivlerësim për vetën: Të dielën luan mbreti

  • A.P /
  • 29 July 2022 - 22:25
Ronaldo vjen me një mbivlerësim për vetën: Të dielën luan mbreti

Sulmuesi portugez nuk ka udhëtuar me skuadrën në Oslo ku do të luajnë kundër skuadrës spanjolle, por ai ka thënë se do të jetë në fushë për ndeshjen e së dielës

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë për Manchester United në ndeshjen e radhës miqësore kundër Atletico Madridit, por sulmuesi ka konfirmuar në Instagram se ai do të kthehet së shpejti në skuadër. Sulmuesi portugez ishte lënë jashtë skuadrës në udhëtimin e tyre në Norvegji ku ata do të luajnë kundër skuadrës spanjolle.

Ronaldo është lidhur me një largim nga Old Trafford këtë verë pasi që ai i ka thënë klubit së dëshiron të largohet dhe Atleti është parë si një destinacion i mundshëm i tij, pavarësisht së skuadra spanjolle insiston se nuk do të nënshkruajnë më ta.

Megjithatë, Ronaldo ka konfirmuar që ai do të kthehet në skuadër këtë vikend për të luajtur kundër Rayo Vallecanos.

“Të dielën, mbreti luan!”

Ronaldo e ka mbivlerësuar vetën duke thënë që ai do të kthehet shpejt, duke ritheksuar në një postim në Instagram që ai do të jetë në fushë në ndeshjen kundër Rayos të dielën.

“Të dielën, mbreti luan”, ka komentuar ylli në një koment, në një replikë në një postim ku hidheshin dyshime për të ardhmen e tij.


(Kosova Sot Online)