Interi e refuzon ofertën e Chelseat për Casadein, klubet me vlerësime aspak të përafërta për çmimin e lojtarit

  • S.A /
  • 30 July 2022 - 11:28
Interi e refuzon ofertën e Chelseat për Casadein, klubet me vlerësime aspak të përafërta për çmimin e lojtarit

Chelsea u interesua për futbollistin e ri të Interit, Cesare Casadei, por oferta e parë e klubit londinez raportohet se është refuzuar.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, “Blutë” ofruan 7 milionë euro për mesfushorin italian, por nuk ka bindur aspak krerët e klubit nga Milano.

Interi thuhet se kërkon së paku 20 milionë euro për shitjen e Casadeit, si dhe në marrëveshje të përfshihet një klauzolë blerjeje.

Kërkesa e klubit italian për një klauzolë kthimi është diçka për të cilën Chelsea nuk do të bëjë kompromis, kështu që opsioni më i mundshëm është që “Nerazzurrët” të gjejë një marrëveshje me ndonjë klub të Serie A.

Sassuolo është një opsion i mundshëm për Casadei.

I riu nuk ka bërë ende një paraqitje zyrtare për ekipin e parë, pasi iu bashkua akademisë së Interit nga Cesena në vitin 2018. Ai ishte pjesë e ekipit të të rinjve që fitoi titullin sezonin e kaluar

19-vjeçari ka luajtur te Kombëtarja e Italisë në nivelet U16, U17, U18 dhe U19, derisa vlen të theksohet se ai luante për U19 të Interit në moshën 16-vjeçare.

Cesare Casadei me Interin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

(Kosova Sot Online )