Nuno Tavares kalon në huazim te Marseille nga Arsenali

  • S.A /
  • 30 July 2022 - 12:20
Nuno Tavares kalon në huazim te Marseille nga Arsenali

Marseille ka njoftuar zyrtarisht për huazimin e Nuno Tavaresit nga Arsenali. Mbrojtësi portugez kaloi testet mjekësore dje dhe sot ka nënshkruar me klubin nga Ligue 1. Sipas marrëveshjes mes klubeve, 22-vjeçari do të jetë i huazuar te Marseille vetëm për sezonin e ri – 2022/23. Në marrëveshjen për huazimin e tij nuk është përfshirë opsioni i blerjes, që nënkupton se mbrojtësi i krahut të majtë do të kthehet te Arsenali pas përfundimit të sezonit.

Ndërkohë, Marseille do ta mbulojë tërë pagën e Nuno Taveresit. Ish-mbrojtësi i Benficas me Arsenalin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

(Kosova Sot Online )