Klubi i njohur italian afër marrëveshjes me Chelsean për huazimin e Kepas

  • E.K /
  • 30 July 2022 - 15:14
Klubi i njohur italian afër marrëveshjes me Chelsean për huazimin e Kepas

Kepa Arrizabalaga pritet që ta vazhdojë karrierën e tij në elitën e futbollit italian – Serie A.

Spanjolli u bë portieri më i shtrenjtë në botë kur u transferua nga Athletic Bilbao te Chelsea për 72 milionë funte në vitin 2018, një rekord që ai ende e mban.

Megjithatë, Kepa nuk ka arritur që të dëshmohet te skuadra londineze, teksa ka humbur edhe garën me Edouard Mendyn për pozitën e portierit të parë.

Gianluca Di Marzio ka raportuar këtë të shtunë se Chelsea dhe Napoli janë afër për të arritur marrëveshje. Klubi nga Serie A tash e një kohë ka shprehur interesim për portierin.

Sipas gazetarit italian, marrëveshja parasheh që Kepa të kalojë te napolitanët në formë huazimi.

Klubi londinez pritet të paguajnë 75% të pagës së portierit.

Kepa Arrizabalaga shihet si zëvendësues i Davide Ospinas te Napoli.

Ndryshe, 27-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri në verën e vitit 2025.

(Kosova Sot Online)