Barcelona fitoi pastër në miqësoren me New York Red Bulls

  • A.P /
  • 31 July 2022 - 09:23
Barcelona fitoi pastër në miqësoren me New York Red Bulls

Barcelona ka shënuar fitore në miqësoren me New York Red Bulls, e cila u zhvillua këtë të diel nga ora 01:00 – me kohën tonë lokale.

Skuadra e drejtuar nga Xavi fitoi me rezultatin 0:2, duke vazhduar kështu me rezultate pozitive në ndeshjet para-sezonale.

Ousmane Dembele (40’) dhe Memphis Depay (87’) shënuan golat e fitores për katalunasit.


(Kosova Sot Online)