Wijnaldum – Roma, marrëveshja edhe më afër finalizimit

  • A.P /
  • 31 July 2022 - 12:15
Wijnaldum – Roma, marrëveshja edhe më afër finalizimit

Georginio Wijnaldum është gjithnjë e më afër transferimit te Roma.

Mediat italiane raportuan së fundmi se negociatat mes klubit italian dhe Paris Saint-Germainit kanë përparuar, duke mbetur vetëm edhe disa detaje për t’u kompletuar marrëveshja.

Sipas raportimit të kësaj të kësaj të diele nga “La Gazzetta dello Sport”, është e sigurt se Wijnaldum do të huazohet te Roma

Në marrëveshje thuhet se do të përfshihet opsioni i blerjes, mirëpo sipas mediumit italian, nuk përjashtohet mundësia që ky opsion mund të shndërrohet në detyrim blerje.

Kësisoj, Jose Mourinho po shkon drejt përfundimit të projektit të tij te Roma.

Trajneri portugez po synon që të bëjë një skuadër sa më konkurruese për sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)