Xavi dhe Laporta e duan rikthimin, por çfarë ka në mendje Messi?

  • A.P /
  • 31 July 2022 - 10:39
Xavi dhe Laporta e duan rikthimin, por çfarë ka në mendje Messi?

Barcelona ka transferuar shumë yje këtë verë, por duket se ata synojnë edhe rikthimin e legjendës së tyre, Lionel Messi, verën e ardhshme.

Për Barcelonën, nuk mund të ketë nënshkrim më të madh se rikthimi i Lionel Messit. Argjentinasi e la klubin i hidhëruar, pasi Barcelona refuzoi ofertën e tij për rinovimin e kontratës.

Megjithatë ditët e fundit, Joan Laporta ka pranuar se rikthimi i Messit është një aspiratë e tij, ndërsa Xavi Hernandez gjithashtu deklaroi se Messi duhet të ketë shansin tjetër për ta mbyllur futbollin te Barcelona.

Duke pasur parasysh ndjenjën e tradhtisë, mund të duhet pak kohë që Messi të nënshkruajë një marrëveshje tjetër me Barcelonën ndërsa Laporta është President. Ylli i Paris Saint-Germain ka një marrëveshje deri në vitin 2023.

Duke shkruar në rubrikën e tij ekskluzive për Caught Offside, Fabrizio Romano ka thënë se rikthimi te Barcelona nuk është diçka që po konsiderohet nga Messi tani.

Argjentinasi është i fokusuar në drejtimin e kombëtares së tij në Kupën e Botës “Katar 2022”, pas së cilës do të vendosë për të ardhmen.

Romano gjithashtu vuri në dukje se një kalim në Premier Ligë nuk ka gjasa të ndodh për yllin argjentinas.

Pastaj lind pyetja e pasojave.

Blaugranët kanë shpenzuar shumë për të krijuar një vijë të sulmit aktuale me 7 sulmues cilësorë dhe kjo mund të detyrojë ri-konfigurimin e ekipit.

Nëse ndonjë nga këto ka rëndësi, kur faktori sentimental është kaq i fortë për Barcelonën, mund të jetë pyetja më e rëndësishme.

(Kosova Sot Online)