Xavi për Frenkie de Jong: Nuk e di nëse ai do të qëndroj

  • A.P /
  • 31 July 2022 - 14:15
Xavi për Frenkie de Jong: Nuk e di nëse ai do të qëndroj

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur rreth të ardhmes së Frenkie de Jongut.

Mesfushori holandez është i lidhur me një largim nga “Camp Nou”, që nga fillimi i afatit kalimtar të verës

De Jong ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar te Barça, teksa Manchester Unitedi po vazhdon me interesimin për të.

“Nuk e di nëse ai do të qëndrojë këtu. Unë kurrë nuk i kam dërguar Frenkiet një mesazh. Ka ende kohë dhe shumë gjëra mund të ndodhin ende”, tha Xavi.

Tutje, Xavi foli edhe për vendimin e tij që 25-vjeçari të luajë si qendërmbrojtës.

“Fakti që ai luajti si qendërmbrojtës në ndeshjet e tjera nuk ishte një shenjë se ai po largohej”, shtoi ai.

Ndryshe, Frenkie de Jong ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2026.


(Kosova Sot Online)