Momenti kur futbollisti i Leipzigut e mashtroi Hernandezin

  • A.P /
  • 31 July 2022 - 14:54
Momenti kur futbollisti i Leipzigut e mashtroi Hernandezin

Të shtunën mbrëma u zhvillua finalja e Superkupës së Gjermanisë, mes Leipzigut dhe Bayern Munichit, e cila u fitua nga “Bavarezët” me rezultatin 3:5.

Përveç tetë golave të shënuara, vëmendjen nga kjo ndeshje e mori edhe një rast tjetër

Futbollisti i Leipzigut, Dani Olmo, bërë një veprim që nga shumë po cilësohet si shumë i mençur, por edhe nga disa edhe po kritikohet për shkak se lojtari akuzohet se mashtroi për të marrë topin në pronësi skuadra e tij.

Mbrojtësi i majtë i Bayernit, Alphonso Davies, u largua me një lëndim nga fusha dhe kjo nuk i pëlqeu aspak vendasve, të cilët menduan se kanadezi po humbiste kohë.

Kur pritej që Leipzigu t’ia rikthente topin kundërshtarëve, Olmo u kujdes që ta lë topin brenda vijave dhe jo jashtë.

Dhe, Lucas Hernandez e mori topin me dorë, me mendimin se Olmo e kishte nxjerrë jashtë loje – mirëpo aty afër ishte gjyqtari anësor, i cili ngriti flamurin për lojë me dorë.

Pas kësaj, Leipzigu ekzekutoi një goditje dënimi.

(Kosova Sot Online)