Arteta jep të kuptohet së Arsenal do të blejë prapë lojtarë

  • A.P /
  • 31 July 2022 - 17:15
Arteta jep të kuptohet së Arsenal do të blejë prapë lojtarë

Deklaratat e tij vinë pasi që është thënë së Arsenali ka arritur një marrëveshje për ta transferuar mesfushorin e Leicester, Tielemans

Mikel Arteta ka dhënë të kuptohet së do të këtë përsëri prurje në Arsenal para se të mbyllet afati kalimtar i verës, mne Topxhinjtë të cilët ende janë aktiv në treg dhe spekulimet thonë së cak i tyre do të jetë mesfushori Youri Tielemans. Trajneri ka folur për këtë gjatë konferencës për shtyp, duke qenë modest ai tha së “shpreson për më shumë transfere”.

Klubet e Premier Ligës kanë kohë deri më 1 shtator që ta blejnë lojtarë më 2022, me Arsenalin që tashmë ka arritur të transferojë lojtarë cilësorë si; Fabio Vieira, Gabriel Jesus and Oleksandr Zinchenko.

Arteta, i cili i urdhëroi mirëseardhje portierit të SHBA-së Matt Turner dhe sulmuesit të talentuar brazilian Marquinhos në skuadrën e tij, tha se do të këtë marrëveshje tjera.

“Ne ende shpresojmë të bëjmë të tilla nëse tregu na lejon. Ju i keni parë disa lëvizje tona në ditët e fundit”, ka thënë ai.

“Ne dëshirojmë që të kemi një baraspeshë perfeke dhe ky është plani që kemi pasur nga fillimi. A do ta plotësojmë atë apo jo është një tregim tjetër, por jam i lumtur me atë ku kemi arritur deri me tani”.

Përderisa pritet që të këtë prurje të reja, pritet që të këtë edhe largimi në javët në vazhdim nga ekipi londinez.

Nuno Tavares është lojtari i fundit i larguar, ku ai do ta kalojë sezonin si i huazuar në Marseille, me Artetën që beson se nga kjo marrëveshje ai do të përfitojë më së shumti.

“Për Nunon do të jetë një zhvillim, mendoj që kjo është shumë e rëndësishme. Natyrisht, ne e kemi blerë Oleks, për këtë pozitë e kemi Kieran Tierney po ashtu, të cilët janë dy lojtarë të fortë për atë pozitë prandaj ne besuam që zgjidhja më e mirë për Nunon është ta bëjë këtë”.

Arsenali e fillon kampanjën e re të sezonit të ri në Premier Ligë të premten e ardhshme kundër Crystal Palave, me një sezon parasezonale tepër të mirë për ta ku ata e fituan Florida Cup duke e deklasuar Chelsean në finale me rezultat 4-0, si dhe fituan dje edhe Emirates Cup duke e mposhtur Sevillan me rezultat 6-0 e ku aty Jesus shënoi het-trik.


(Kosova Sot Online)