Chelsea planifikon t’ia rrëmbejë De Jongun Unitedit

  • A.P /
  • 31 July 2022 - 17:25
Chelsea planifikon t’ia rrëmbejë De Jongun Unitedit

Chelsea është hyrë në garë me Manchester United për të nënshkruar me Frenkie De Jong nga Barcelona, shkruan SPORT.

Sot është rasportuar nga kjo media që pronari i Chelsea, Todd Boehly është takuar me shefin e Barcelonës në fillim të këtij muaji, e ku Blutë i kanë thënë Laportas se ata do të lejonin të largohet Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso për në Barcelonë por vetëm nëse ata lejojnë që De Jong të negocionte personalisht me Chelsea.

Chelsea kanë qenë të zënë me disa marrëveshje dhe tani pritet që të kthehen të De Jong, duke ditur së Barcelonës i janë ofruar 80 milionë euro nga United në marrëveshjen e fundit.

Problemi i vetëm i Chelsea është si ta bind De Jongun. Holandezi ka rezerva të largohet, por Blutë janë në Ligën e Kampionëve dhe kjo mund ta josh atë. Megjithatë, është vështirë për të që të arrin një marrëveshje, edhe për pagën që ai merr në Barcelonë.

United ende është në garë, edhe pse De Jong nuk dëshiron që të shkojë atje. Hyrja në garë e Chelsea mund ta ndryshojë situatën.

Nëse De Jong shkon, atëherë Barcelona do të jetë në gjendje që ta transferojë Bernardo Silvan e Manchester City, i cili thuhet se ka një marrëveshje personale me klubin katalunas.


(Kosova Sot Online)