Dortmund gjën sulmues në Itali

  • A.P /
  • 31 July 2022 - 17:48
Dortmund gjën sulmues në Itali

Borussia Dortmund janë afër për ta finalizuar një marrëveshje me synimin e Napolit, Giovanni Simeone, shkruajnë mediat italiane sot

Sulmuesi argjentinas pritej që të kalonte nga Hellas Verona për në stadiumin e Diego Armando në momentin kur Andrea Petagna do të kalonte në Monza.

Megjithatë, sipas asaj që raporton Marca, një delegacion i Dortmundit ka fluturuar në Itali të enjten dhe kanë shpresa së do ta finalizojnë një marrëveshje për Simeone.

Skuadra gjermane ka nevojë për një transfer të ri në sulm pasi që transferi i tyre i ri, Sebastien Haller është hyrë në kimioterapi pasi që u diagnostifikua pas operimit me tumor malinj.


Haller ishte transferuar në fillim të verës si zëvendësues i Erling Haaland, i cili kaloi në Manchester City.

Napoli besohej që ishte afër për ta kompletuar një marrëveshje për Simeone por raporti thekson së Juventusi janë të dytët në garë pas Dortmundit për të nënshkruar me ish sulmuesin e Fiorentinas.

Bardhezinjtë janë në treg për një sulmues të ri pasi që ata po kanë veshtërsi për të arritur një marrëveshje me Alvaro Moratan e Atletico Madridit.

(Kosova Sot Online)