Milani, Interi apo Juve? Ronaldo e zbulon favoritin e tij për “Scudetto”

  • S.A /
  • 01 August 2022 - 09:08
Milani, Interi apo Juve? Ronaldo e zbulon favoritin e tij për “Scudetto”

Sezoni i ri në Serie A pritet të jetë mjaft interesant. Mbi të gjitha, lufta për titull të kampionit në Itali do të jetë mjaft e nxehtë. Milani, Interi dhe Juventusi do të luftojnë për titull të kampionit, por diçka të tillë do të tentojë edhe Roma e përforcuar.Por, cili është favoriti sipas legjendës braziliane, Ronaldo?

“Mes Interit dhe Juvetusit do të jetë një garë e bukur. Unë nuk e shoh favorit këtë Milan, edhe pse kush e fiton Scudetton nuk mund të konsiderohet kurrë jashtë garës. Interi mund ta fitonte qysh vitin e kaluar, Juve nuk mund t’ia lejojë vetes një vit tjetër dështues dhe të çuar dëm. Milani e ka një bazë të ndërtuar tashmë me lojtarë dhe një ide të lojës”, deklaroi ish-futbollisti i PSV Eindhoven, Barcelona, Inter, Real Madrid e Milan.“Rossoneri” do të mundohen ta mbrojnë titullin e kampionit, por prapa nuk mbesin as Interi dhe Juventusi, dy favoritë të tjerë për të triumfuar në kampionatin italian të futbollit. 

(Kosova Sot Online )