Kounde: Më donte shumë Xavi, i lumtur që iu bashkova Barçës

  • A.P /
  • 01 August 2022 - 15:13
Kounde: Më donte shumë Xavi, i lumtur që iu bashkova Barçës

Jules Kounde është prezantuar sot edhe zyrtarisht nga Barcelona.

Mbrojtësi i deridjeshëm i Sevillës ka folur në konferencë për shtyp për herë të parë si lojtar i ri “Blaugrana”.

Ai u shpreh se insistimi i trajnerit Xavi Hernandez e ka bindur atë që t’i bashkohet ekipit nga “Camp Nou”

“E kam ndier gjithmonë mbështetjen e trajnerit, ai vërtet dëshironte që të vi këtu. Kjo ishte e rëndësishme për mua sepse është një etapë mjaft e rëndësishme e karrierës sime. Ai më ka kërkuar të angazhohem, e di se çka duhet të bëj”, deklaroi fillimisht qendërmbrojtësi.

“Njohuria ime për la Ligan do t’i thjeshtësojë gjërat. Por, e rëndësishme është të adaptohem me stilin e Barçës dhe që t’i njoh shokët e rinj të skuadrës”, shtoi ai, kur u pyet për adaptimin.

Kounde foli edhe për konkurrencën dhe për shokët e skuadrës

“Jam i qetë, jam këtu për t’u rritur sepse jam ende i ri. Do ta bëj atë që ma kërkon trajneri. Ta kem një garë përpara vetes është një gjë e mirë”.

“Ka lojtarë të talentuar këtu. Kam ardhur për ta dhënë kontributin tim, jam mjaft i lumtur që jam këtu. Do të takohem përsëri me Ousmane Dembelen, të cilin e njoh sepse jemi bashkëlojtarë në Kombëtare”, përfundoi Kounde.

(Kosova Sot Online)