Gjiganti turk konfirmon arritjen e marrëveshjes në parim për huazimin e Ezgjan Alioskit

  • A.P /
  • 01 August 2022 - 17:40
Gjiganti turk konfirmon arritjen e marrëveshjes në parim për huazimin e Ezgjan Alioskit

Ezgjan Alioski do të rikthehet sërish në futbollin evropian.

Fenerbahçe ka njoftuar se ka arritur marrëveshje në parim për huazimin e futbollistit shqiptar nga Al-Ahli

Klubi turk bëri të ditur se 30-vjeçari do të udhëtojë në mbrëmjen e kësaj të hënë drejt Stambollit për të vazhduar negociatat.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut do të nënshkruajë zyrtarisht me Fenerbahçen.

(Kosova Sot Online)