Man United heq dorë nga Antony

  • A.P /
  • 01 August 2022 - 19:12
Man United heq dorë nga Antony

Manchester United raportohet se ka hequr dorë nga përpjekja për të transferuar Antonyn.

Klubi anglez tash e një kohë ishte duke e kërkuar transferimin e brazilianit, mirëpo tani duhet të kërkojë një sulmues diku tjetër

Sipas “Sky Sports”, Manchester United nuk është pajtuar me Ajaxin me çmimin e kërkuar për shitjen e Antonyt.

Klubi holandez kërkoi 100 milionë euro për shitjen e 22-vjeçarit, shumë e cila është cilësuar si tejet e lartë nga “Djajtë e Kuq”.

Antony, tani më shumë gjasë do të mbetet te Ajaxi – klub me të cilin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Ai ishte transferuar te klubi nga Amsterdami nga Sao Paolo në vitin 2020 për 15.7 milionë euro. 


(Kosova Sot Online)