Befason Leopardi, shkon “mysafir i paftuar” në një ndeshje futbolli në Afrikë

  • S.A /
  • 02 August 2022 - 09:48
Befason Leopardi,  shkon “mysafir i paftuar” në një ndeshje futbolli në Afrikë

Në Afrikë, kafshët e egra dhe të rrezikshme shfaqen shpesh në vende publike.

Ato e kanë folenë në këtë kontinent dhe jo rrallë herë përballen me njerëzit.

E diçka e tillë ka ndodhur së fundmi edhe në një ndeshje futbolli, shkruan “Gazet Express”.

Derisa disa të rinj ishin duke luajtur futboll në një fushë aspak të përshtatshme dhe të improvizuar në “Kontinentin e Zi”, papritmas u shfaq një leopard.

Kafsha po qëndronte i shtrirë disa dhjetëra metra larg një grumbullit njerëzish që po luanin futboll.

Edhe pse në këtë afërsi, kafsha e rrezikshme nuk e ndërmori ndonjë sulm, siç jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Diçka e rrallë dhe e pazakontë për ne, por jo edhe për afrikanët, të cilët kanë kontakte fizike të përditshme me kafshët e rrezikshme…

https://twitter.com/i/status/1553145449720299520

(Kosova Sot Online )