Schumacher kishte qarë kur i kishte parë gjërat e bukura dhe kur i kishte shikuar garat e Formula 1

  • S.A /
  • 02 August 2022 - 11:04
Schumacher kishte qarë kur i kishte parë gjërat e bukura dhe kur i kishte shikuar garat e Formula 1

Michael Schumacher nuk kishte parë e as dëgjuar për nëntë vjet me një sekret total të shëndetit të tij, të mbajtur nga familja. Mirëpo, së fundmi kanë nisur të dalin informata për gjendjen e legjendës së Formula 1 nga miqtë e tij të afërt, derisa familja mbetet ende e “hipotekuar” sa u përket informatave. Ish-piloti gjerman e kishte pësuar një dëmtim të rëndë të trurit derisa ishte duke skijuar në alpet franceze me djalin e tij, Mick në vitin 2013.Ai kishte përfunduar në gjendje kome për disa muaj, ndërsa më pas ishte dërguar në shtëpi dhe nga ajo kohë kishte një heshtje totale sa i përket informacioneve nga ana e familjes së tij.

Gruaja e tij, Corinna, e ka mbrojtur nga afër privatësinë e Michael dhe i ka ofruar atij jetë të qetë.

Ndërkohë, fansave u është dhënë informacion i pakët për gjendjen shëndetësore dhe fizike të shtatë herë kampionit të botës. Lajmet e fundit që vijnë nga Schumacher, shkruan mediumi britanik “The Sun”, janë se Schumi kishte qarë nga gjërat e bukura që i kishte parë për herë të parë pas një kohë të gjatë dhe kur i kishte shikuar garat e Formula 1 me njërin nga miqtë e tij të vjetër. Gruaja e Schumacherit kurrë nuk e ka bërë një freskim të informatave për shëndetin e tij, por në dokumentarin e “Netflix” për Schumacherin, ajo thjeshtë kishte thënë se ai ishte “ndryshe”. Jean Todt, presidenti legjendar i Formula 1 dhe Ferrari, kishte thënë javën e kaluar se sa shumë e shijon shikimin e garave të Formula 1 së bashku me Schumacherin. Të gjithë shpresojnë që ta shohin Schumin në një dalje publike dhe me shëndet të plotë.

(Kosova Sot Online )