
Lexoni edhe:
Ushtari i UÇK-së kërcente me ritmin e këngës së njohur të Michael Jackson më 1999
Andi Zeqiri do t’i japë fund eksperiencës në Premierligë ende pa e shijuar mirë. Futbollisti kosovar do të largohet nga Brighton & Hove Albion, ku nuk arriti të linte gjurmë. Përfaqësuesi zviceran, i cili ia kishte bërë një premtim Kosovës para se t’i zgjidhte Helvetikët, ishte huazuar në Augsburg të Gjermanisë sezonin e kaluar. Por, tash 23 vjeçari sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në futbollin zviceran.Për këtë siguron mediumi i atjeshëm “Blick”, sipas të së cilit, sulmuesi mund të huazohet në Superligën zvicerane për një vit.
Ushtari i UÇK-së kërcente me ritmin e këngës së njohur të Michael Jackson më 1999Lexoni edhe:
Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që klubi anglez ta shesë menjëherë lojtarin. Sidoqoftë, Zeqiri ka kontratë me Brightonin deri në verën e vitit 2024, por nuk pritet të rikthehet më atë. Kjo pasi në vitin 2023, lojtarin mund ta shesë përfundimisht klubi anglez. Zeqiri i realizoi vetëm dy gola dhe i bëri dy asistime në 23 ndeshje në Bundesligë sezonin e kaluar. Ish-futbollisti i Lausanne synon ta rikthejë formën e dikurshme dhe ta fitojë një ftesë për në Botërorin 2022 nga selektori Murat Yakin.
(Kosova Sot Online )