Conference League mund ta sjell përballjen shqiptare Ballkani – Shkupi

  • A.P /
  • 02 August 2022 - 15:03
Conference League mund ta sjell përballjen shqiptare Ballkani – Shkupi

Ballkani mbetet skuadra e vetme kosovare që ka mbetur ende në garat evropiane.

Therandasit do të garojnë në rrethin e tretë kualifikues të Confernce League, ku do të përballen me ekipin Klaksvik.

Dhe, nëse kampioni i Kosovës eventualisht e kalon këtë rreth, mund të ndodh që në këtë garë të përballet me skuadrën tjetër shqiptare, Shkupi.

Natyrisht, kjo do të ndodhte vetëm nëse shkupjanët eliminohen nga Shamrock Rovers në Europa League.

Pra, në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës mund ta kemi një përballje komplet shqiptare.


(Kosova Sot Online)